Floriana Garo zbulon gjininë e fëmijës që po vjen në jetë

Floriana Garo zbulon gjininë e fëmijës që po vjen në jetë

E ftuar në emisionin Wake up në Top Channel, ish prezantuesja televizive dhe modelja  ka zbuluar për herë të parë gjininë e bebes që pret të vijë në jetë. Ajo do të jetë një vajzë.

“Është vajzë” tregon me buzëqeshjen që e karakterizon Floriana, teksa shton se ajo vetë nuk ka patur ndonjë preferencë për gjininë e bebit, ndërsa Enisi Po. “Enisi ka dashur të jetë djalë, mbase për shkak të  mbiemrit, mbase sepse duan dikë që ta bëjnë si veten, por dhe ne femrat duam të njëjtën gjë.”

Duke e parë Florianën si vajzë të butë dhe të ëmbël, ajo thekson se nuk është ashtu, prandaj dhe për vajzën e saj thotë që nuk do ta rrisë si princeshë, sepse as ajo vetë nuk është rritur ashtu.

“Jam rritur si vajzë çapkëne, si çun,” shpjegon Floriana, e cila shumë shpejt do të kryejë edhe celebrimin e martesës me të fejuarin.

E lumtur për rrjedhën që ka marrë jeta e saj, pasi siçc tha ajo vetë jeton momentin dhe i  pëlqejnë udhëtimet,  ish- vajza e ekranit tregon se shtatzania ishte dëshirë e të dyve: “Unë jam 30 vjeç, kam kaluar shumë eksperienca dhe tani kishte ardhur momenti.

Floriana ende nuk ka ndryshuar stilin e saj të jetesës për shkak të vogëlushes që do vijë në jetë, por vazhdon të punojë.

Ajo përpiqet të ushqehet shëndetshëm, që të mos shtojë shumë në peshë, megjithëse kjo ka qenë e pashmangshme deri tani.

Por sesi do të quhet princesha këtë do të na e thotë në një moment të dytë.

Zbulimi i gjinisë së bebes u bë shumë rastësisht, ndërsa ishin duke folur në studio për emrat e bebeve vajza më të përhapura të 2017-ës

Prej kohësh Floriana Garo jeton mes Zvicrës dhe Shqipërisë, për shkak të punës së partnerit të saj Enis Daçi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *