KreuCelebrity

Noizy dhe Nora Istrefi darkojnë bashkë, bashkëpunim muzikor?

Këtë mbrëmje të marte, Nora Istrefi ka vendosur ta kalojë në Durrës, duke darkuar buzë detit, por jo vetëm, dhe as me familjen e saj.

Ka qenë Noizy ai që i është bashkuar në tavolinë, siç mund të shihet edhe në Instastory-n e Norës.

Ndonëse kjo mund të jetë thjesht një darkë miqësore, nuk mund të mos supozojmë se mund të kemi një bashkëpunim muzikor në të ardhmen e afërt.

Në fund të fundit, të dy janë artistë mjaft të njohur, dhe do të ishte humbje të mos kishim një hit të të dyve!

 

Aktualisht, Noizy është i zënë me projektin e një restoranti, po në Durrës, sipas publikimeve të bëra në Instagramin e tij.

Megjithatë, jemi të sigurt që mund të gjejë kohën edhe për një bashkëpunim me Norën, pasi do të ishte një bashkëpunim që absolutisht do t’ia vlente!

Bëjeni për fansat, Nora dhe Noizy!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF