Ndërron jetë në moshën 90-vjecare, regjisorja Drita Agolli

Skena e teatrit ka humbur sot një tjetër emër të shquar. Regjisorja dhe aktorja Drita Agolli ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, duke lënë pas shumë vepra të realizuara me sukses.

Lindur më 1927 në Peshkopi, Agolli ndoqi studimet e larta në Institutin e Artit Dramatik të Moskës për regji filmi. Pas diplomimit, në 1960 u emërua si aktore në Teatrin Popullor, për t’u bërë tre vite më pas regjisore në Teatrin Kombëtar. Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisore!

Aktore në vepra si “Otello”, “Hamleti” etj, Agolli vuri në skenë vepra si “Shtrëngata”, “Lumi i Vdekur”, “Te Ura” etj. Regjisorja ka qenë edhe pedagoge në Akademinë e Arteve, duke dhënë një tjetër kontribut për artin.

U prehsh në paqe, Drita Agolli!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *