Sulm terrorist në New York, fanatiku u merr jetën 8 personave

Jo larg vendodhjes së ish-Kullave Binjake, ku tashmë ndodhet një memorial për viktimat e 11 shtatorit, ka ndodhur një tjetër tragjedi, ekzekutuar po nga fanatikë myslimanë.

Një i ri 29-vjeçar ka hyrë me kamionin e tij në një korsi biçikletash, duke u marrë jetën 8 kalimtarëve.

Jo vetëm kaq; ai më pas goditi me kamionin e tij një furgon shkolle, dhe ka dalë në rrugë, me automatik në dorë, duke thirrur “Allahu Akbar”.

Agjentët specialë kanë përfituar nga rasti dhe e kanë qëlluar në këmbë, duke e çarmatosur autorin.

Bëhet e ditur që 29-vjeçari quhet Sayfullo Saipov, një emigrant nga Uzbekistani, që u vendos në SH.B.A. në vitin 2010. Ai punonte si një shofer për aplikacionin Uber.

Ndërkohë, 11 persona të tjerë u plagosën nga ky akt.

Kryebashkiaku i New York-ut, Bill De Blasio, deklaroi përpara mediave se akti “është një akt i qartë terrorizmi që kishte si synim të vriste të pafajshëm”. 

Presidenti Donald Trump nga ana tjetër, ritheksoi rrezikun islamik në SH.B.A. përpara se të ngushëllonte familjarët e viktimave, nëpërmjet postimeve në Twitter.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *