Pozicioni juaj i seksit, sipas shenjës tuaj të horoskopit!

Me sa duket, astrologjia futet deri poshtë çarçafëve me ju!

Duhet thënë që astrologjia ka shumë të drejtë kur vjen puna te karakteristikat e shenjave, dhe me pak psikologji të thjeshtë “1+1 bëjnë 2”, me anë të saj mund të gjejmë dhe pozicionin tuaj perfekt të seksit!

Hajdeni tani, bëhuni gati të eksperimentoni.

 

1. Dashi 

Për një shenjë të guximshme si Dashi, shtrati është shumë #basic. Provoni pozicionin “Lap Dance”, ndaç ngritur në shtrat, apo ulur në karrige. Ndiheni akrobatë? Harkoni kurrizin mbrapa dhe vendosni duart në dysheme.

 

2. Demi

Ju nuk merreni me broçkulla, ndaj një pozicion “drejt e në temë” është pozicioni juaj. Pozicioni “Missionary” ju kënaq si asnjë tjetër. Për femrat, nuk është e thënë të rrini si e ngrirë; përfshihuni duke mbështjellë këmbët rreth partnerit tuaj.

 

3. Binjakët

Jeni goxha “të pistë”, sidomos në shtrat! Nuk ka gjë, pse ta përmbani imagjinatën tuaj? Për këtë gjë, ju sugjerojmë pozicionin “Plough”. Zor se ka shenjë tjetër me pozicion më jashtë normales, dhe kjo është pikërisht ajo çfarë doni!

 

4. Gaforrja

Sa të ëmbël dukeni, aq të paparishikueshëm jeni! Pozicioni “Cowgirl” apo “Reverse Cowgirl” është për ju dhe mënyrën tuaj të së bërit seks: një “kalërim” plot të papritura!

 

5. Luani

Duhet të sillni patjetër diçka ekstra në shtrat! Zgjidhja: Masazh me vaj. Përfundojeni seancën me pozicionin “Sexy Spooning”, me ritëm të ngadaltë dhe sensual.

 

6. Virgjëresha

Për t’ju ndaluar së qeni analitikë edhe në shtrat (sepse mund të jeni, ju njohim mirë!), ju sugjerojmë pozicionin “Standing Tiger”, i cili është si “Doggy”, por në cep të shtratit. Lëreni partnerin ta bëjë punën, ju vetëm shijoni!

 

7. Peshorja

Edhe seksi duhet të përfshijë dashuri për një shenjë paqësore dhe të dashur si tuajën. Pozicioni “Lotus” është perfekt, pasi ju lejon të jeni njësh me partnerin tuaj. Pa llogaritur që mund ta puthni, diçka që e bëni fort mirë!

 

8. Akrepi

Nuk ka shenjë më seksuale se juaja! Seksi duhet të jetë diçka eksperimentale, si seks mbi një sipërfaqe të pabalancuar. Sugjerime? Seks mbi tavolinë! Pozicioni nuk rëndësi, ia dilni me çfarëdo të merrni përsipër.

 

9. Shigjetari

Pasion dhe dashuri bashkë, pa harruar egërsinë. Pozicioni ‘The Sultry Saddle” është për ju. Po ashtu, mos u ndalni vetëm në një pozicion!

 

10. Bricjapi

Dukeni mjaft seriozë nga jashtë, por vetëm partneri juaj e di se sa imagjinatë mund të keni në shtrat! Pozicioni perfekt për Bricjapin: “The Ape”. Do të jetë sekreti i ju të dyve!

 

11. Ujori

E zakonshmja nuk është për ju, po ashtu edhe shtrati është shumë mainstream. Pse të mos provoni në vaskë më mirë? Ujë i vakët, shkumë, mbase disa qirinj (pa rrezikuar zjarr)… Provojeni që sonte!

 

12. Peshqit

Një shenjë romantike si juaja kërkon një pozicion po romantik… por edhe paksa të pazakontë. Pozicioni “Magic Mountain” i plotëson kërkesat tuaja, dhe lë hapësirë për më tepër eksperimentim në të ardhmen. Partneri juaj nuk do të ngopet me ju!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *