Ledioni ironizon shfaqjen e Ema Andreas?!

E kemi parë shpesh Ledionin të shprehë preferencat e tij lidhur me kinemanë, e këtë e bën më shumti në rrjetet sociale. Së fundmi, duket se moderatori ka mbetur i pakënaqur nga “Bad Mom Christmas”, duke e cilësuar këtë të fundit si “filmi më turp që mund të ekzistojë”. Por, siç e kanë zakon miqtë, Arbana Osmani ka qenë edhe më e interesuar për këtë temë.

“Ç’i ke këto filma, Li?”, ka shkruar ajo, ndërsa moderatori ia ka kthyer me ironi: “E kisha për relaks pas ‘Nëna dhe Fëmija'”…Arbana nuk e ka lënë me kaq, duke e vazhduar dhe më tej bisedën shoqërore me humor: “Pse, Eno ishte kënaqur”, kurse Ledioni e ka vazhduar batutën me këtë frazë: “Është shumë i lumtur ndaj zhvillimeve të fundit, ndaj”.

Kujtojmë se ‘Nëna dhe Fëmija’ është shfaqja më e re e Dino Mustafic, me vetëm dy aktorë, Ema Andrean dhe Matia Llupën. Disa nga kolegët e Emës e përkrahën këtë iniciativë, duke e cilësuar edhe si të guximshme për përmbajtjen dhe mesazhin e veprës (aktorja zbulon edhe gjoksin gjatë performancës). Por, mesa kuptohet nga biseda mes Arbanës dhe Ledionit, ky i fundit e ka ironizuar shfaqjen, ndërsa duket se dhe Arbana nuk mbetet pas në këtë drejtim.

Nuk është hera e parë që shohim lëvdata apo kritika të këtij lloji në profilin e Liços, e batutat me miqtë kolegë nuk kursehen aspak në të tilla raste. Ndoshta, shfaqja e fundit nga Mustafic, Ledionit i është dukur e tepërt. Por, kjo mund të jetë thjesht edhe një shaka mes miqsh, e asgjë më shumë se përtej kësaj…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *