Shkëlqyesi i buzëve i Rihanna-s, që po çmend rrjetin!

Rihanna nuk ka të ndalur me prodhimet e reja të linjës personale Fenty Beauty. Pas shitjes me sukses të koleksionit Holiday Galaxy, Riri ka hedhur për herë të parë në treg shkëlqyesin e kuq të buzëve, të emërtuar Stunna Lip Paint. Eh, mjafton të thuash ngjyrën, e mendja bën vetëm një pyetje: kur mund ta bëj timin?!

Bazuar në imazhet më të fundit që po çmensin rrjetin, Stunna Lip Paint ka një nuancë mjaft të theksuar, që bie medoemos në sy. Është eksperienca e parë e këngëtares në eksperimentimin me ngjyrat e ndezura. Produktet e saj të fundit kishin më shumë natyrën e balsamit, se sa likuidit në vetvete. Dhe, ky eksperimentim me të kuqen është vetëm fillimi i prodhimit të të tjera koloreve të kësaj kategorie.

Lajmi i mirë është se Stunna Lip Paint mund ta blini edhe online, ose në çdo pikë Sephora, por vetëm se ka diçka: duhet të prisni datën 23 nëntor. Deri atëherë, përdorni të kuqët e vjetër…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *