KreuBusull

Kush do ta prezantojë festivalin e fundvitit të RTSH-së?

Është bërë një traditë shumëvjeçare tashmë, që çdo fundvit Radio Televizioni Shqiptar organizon festivalin e muzikës së lehtë shqiptare! Fituesi i festivalit zgjdhet nga një juri artistësh profesionistë, e më pas përfaqëson vendin tonë në festivalin Europian, Eurosong.

Po këtë vit, cilin do të shohim si prezantues të këtij eventi të përvitshëm në dhjetor? Moderatori i njohur Adi Krasta, i ftuar në “Studio e Hapur” tek Eni Vasili ka zbuluar se ky pozicion i është besuar pikërisht atij, ashtu si shumë vite më parë!

Krasta ka treguar se po bashkëpunon me regjisorin e njohur Pali Kuke, me të cilin gëzojnë edhe një miqësi shumëvjeçare: “I them me shaka dua të bëjmë një “San Remo”. Duam të bëjmë një festival të mirë me një skenografi shumë të mirë. Do bëjmë intervista të mira me të ftuar të veçantë”.

Gazetari i njohur ka shtuar se nuk do të jetë i vetëm në këtë eksperiencë, por se do ta prezantojë festivalin me shumë njerëz, të cilët ka preferuar të mos i zbulojë! Na mbetet të presim festivalin e fundvitit për të parë surprizat që do të ketë rezervuar Krasta!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF