Brenda dollapit të Kylie Jenner, qindra mijëra dollarë çanta Birkin

Me siguri keni dëgjuar për të famshmen çantë Birkin nga shtëpia e modës “Hermes”, dhe po ashtu jeni në dijeni të çmimit stratosferik të saj, që varion nga 12,000 dollarë, deri në 200,000 dollarë.

Çmimet stratosferike janë diçka e papërfillshme për Kylie Jenner, të voglën e klanit Kardashian, e cila ka një dollap të tërë me këto çanta. Edhe mamaja e saj Kris Jenner ka koleksionin vetjak të çantave Birkin, si dhe një shkrim neoni në dhomë, i cili lexon “Need money for Birkin” – “Më duhen para për Birkin”.

View this post on Instagram

So perfect! 11/10/17

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on

Në dollapin e Kylie-t shihen gjithashtu çanta Gucci, Louis Vuitton, Chanel, dhe 20-vjeçarja nuk i ka kursyer fotot nga afër të tyre.

 

Po ashtu, edhe këngëtari Drake ka thënë se ka çanta Birkin, një koleksion të tërë madje, bërë gati për gruan e tij të ardhshme. Lum vajza që i bie për pjesë!



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *