Llastojeni veten me këtë skrab fytyre sonte!

Na ndodh shpesh që produktet e përditshmërisë sonë kozmetike të kenë përbërës të çuditshëm, ose të jenë tepër të shtrenjtë… Ju kemi treguar se një pjesë të mirë të tyre mund t’i bëjmë edhe vetë në shtëpi. Ju sjellim një recetë të dobishme e fantastike për lëkurën tonë!

 

A nuk mendoni se duhet ta kemi perfekte? Pra, është koha e duhur t’i realizojmë në shtëpi me shumë pak përbërës! Për një lëkurë të butë e të qetë në fytyrën, trupin dhe thonjtë tuaj.

Për përgatitjen e këtij skrabi të shkëlqyer iu duhen vetëm 4 përbërës të cilët me siguri që i keni që të gjithë në frigorifer e kuzhinë. Është perfekt për fytyrën dhe trupin por gjithashtu edhe tek thonjtë për zbutjen e kutikulave. Vetëm 4 përbërës të fuqishëm në dobi të trupit tuaj! Skrab me sheqer, limon, mjaltë e vaj ulliri!

Vaji i ullirit- një hidratues natyral e i dobishëm i përdorur kundër plakjes.

I përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme dhe ato të thata vaji i ullirit përmban anti-oksidantë me yndyrna të mira për largimin e qelizave të vdekura dhe është shërues për lëkurën. Përmirëson elasticitetin e lëkurës së plasaritur ose të tërhequr dhe e rigjeneron atë.

 

Mjalti- ka veti anti-bakteriale, i jep shkëlqim lëkurës dhe i shërben fuqishëm lëkurës për t’u mbrojtur nga antioksidantët.

Mjalti është një antibakterial natyral, fantastik për trajtimin dhe parandalimin e shfaqjes së akneve në lëkurë. Lufton plakjen në mënyrë perfekte, dhe aftësia hidratuese që përmban i jep lëkurës suaj një shkëlqim natyral. Gjithashtu pastron thellësisht poret e lëkurës.

Sheqeri- jep efekte befasuese ndaj plakjes së lëkurës dhe e zbut atë.

Nëse përdorni sheqer ngjyrë kafe së bashku me vajin e ullirit, do e ndihmoni lëkurën tuaj për të qenë sa më e butë dhe e shkëlqyeshme. Sheqeri kaf largon papastbllokon papastërtitë dhe zhbllokon poret e lëkurës. Dobia tjetër e sheqerit është se ruan ekuilibrin e yndyrës. Skrabi me sheqer pastron lëkurën dhe pengon toksinat të depërtojnë në qelizat e lëkurës suaj.

 

Lëngu i limonit- hidratues  sidomos në lëkurat e yndyrshme, jep ndriçim duke luftuar edhe rrudhat.

Lëngu i limonit ul sasinë dhe ashpërsinë e pikave te zeza në lëkurë. Zvogëlon shenjat dhe çrregullimet në lëkurë, si edhe shenjat e krijuara nga mosha, thjesht duke vendosur lëng limoni rreth sipërfaqes problematike. Lëngu i limonit ka veti natyrale antibakteriale e cila është një zgjidhje shumë e mirë që kuron aknet dhe parandalon shpërthimin  e tyre të mëtejshëm.

Për këtë recetë ju duhet: një gjysmë limoni, një gjysmë filxhani sheqer, një lugë gjellë vaj ulliri, një lugë gjelle mjaltë.

Përziejmë së pari përbërësit e lëngshëm derisa të trashet. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë me lugë. Sasinë e sheqerit e përcaktojmë duke parë se sa të trashë e duam skrabin sipas dëshirës. Skrabi është gati!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *