Tuna flet për lindjen çezarine të djalit të saj: “Lindja normale më dështoi…”

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna, ka ndarë ditën e djeshme në Instagram një set fotografik me djalin e saj Tian, realizuar nga fotografi Norik Uka.

Në këtë set, ajo tregon për herë të parë se djalin e lindi me metodën çezarine, pasi lindja normale nuk u bë e mundur. Situata u komplikua, shkruan ajo, dhe u detyruan të përfundonin në lindje çezariane emergjente, duke i prishur dhe planet që kishte për ta filmuar me kamerë, duke patur kështu një dokument shumë të bukur për të.

Tuna thotë se ajo e vuajti shumë frustrimin e kësaj situate, dhe nuk kishte folur në asnjë intervistë për të, duke dashur të ruante ekskluzivitetin e diçkaje kaq personale.

Ajo e mbyll duke u sugjeruar nënave të reja që të provojnë seancat “Milk Bath Session”, seanca ku ka realizuar edhe fotot në fjalë.

Ja teksti i plotë i fotove të këngëtares:

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen jam e bindur qe shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi “plani i lindjes”. Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Daaah ofc I would do that), hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj! Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky – Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente.
Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur. Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale. Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do t’a perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (une isha kembengulese & me fat dhe ia dola). Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite. Cheers to that!?

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *