KreuArt

Diana Çuli shpallet përkthyesja më e mirë e vitit!

Një ditë para përfundimit të Panairit të Librit, u ndanë çmimet nga juria e përbërë nga personalitete të letërsisë shqiptare. Autorë, përkthyes, por edhe shtëpitë botuese u vlerësuan sipas kategorive përkatëse. “Onufri” dhe “Pika pa sipërfaqje” rrëmbyen çmime, risi kjo që vinte për herë të parë në këtë edicion të njëzetë.

Përthyesja e vitit u shpall Diana Çuli, për përshtatjen në gjuhën vendase të veprës “Lumturia e pritjes”, së shkrimtarit arbëresh Carmine Arbate. Çuli nuk ka lënë pa pëshëndetur këtë vlerësim me dy fjalë. “Çdo vlerësim për punën tonë është një kënaqësi shumë e madhe. Kishte konkurrentë të fortë, njohës të mirë të gjuhës e përkthimit. Kështu që, ndihem e vlerësuar që në atë grup të ndriçuar u vlerësova”, është shprehur Çuli teksa ka marrë çmimin.

Shkrimtarja Diana Çuli është bashkëpunëtore e reista Bordo, që prej krijimit të saj në maj të vitit 2015. Ajo kontribuon në faqet dedikuar letërsisë ne Bordo, me një seri ekskluzive tregimesh, “Tregimet e Dashurisë”!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF