KreuBusull

Shqipëria: fëmijët e mallkuar

Të jetosh i fshehur në mënyrë që të mos vdesësh është aryeja pse po pakësohen të rinjtë shqiptarë. Në vendin e tyre, gjakmarrja ekziston ende dhe tani po synon vajzat, ndërkohë që kodi tradicional e ndalon atë

Pjesën më të madhe të kohës, sytë e saj humbasin në tokë. Por, kur ai është aty, krah saj, në këtë dhomë të vogël, ajo i ngre sytë, e vëzhgon, e prek me një gjest delikat të dorës – një gjest i thjeshtë, provë e solidaritetit të palëkundur. Fatira duket e kapur nga historia e burrit të saj, sikur do të lërë të kuptosh se ajo hoqi dorë nga një jetë e paqtë dhe e qetë. Fatira dëgjon Pepin, historia e tij është e frikshme. Sepse në çdo moment ai mund të vritet para syve të saj me një plumb në kokë. Jemi në Shkodër, rrëzë maleve të mbuluara me borë, një qytet në veriperëndim të Shqipërisë, ku kuajt ende tërhequr karroca, ku komunizmi i largët i ka lënë rrugë gangrenës së mafias, ku gjakmarrja është ende një zakon vendas që duket se nuk ka gjasa të ndalet.

Që nga e shkuara ka një libër, i cili quhet Kanuni, një tekst ligjesh të shkruar në shekullin e pesëmbëdhjetë nga një zot i Veriut, Lekë Dukagjini. Në të gjithë faqet lexojmë rregulla shumë specifike që rregullojnë jetën e përditshme. Dhe një prej tyre, është më e tmerrshmi se të tjerët: gjakmarrja – marrja e gjakut – e cila i jep të drejtën familjes së viktimës, vullnetar ose jo, për të marrë jetën e një anëtari të familjes së vrasësit, edhe nëse ai nuk është i përfshirë në krim. Hakmarrja nuk ka kufizime në kohë dhe mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Çështje nderi. Llogaritë bëhen me anë të pushkës, pavarësisht drejtësisë së shtetit. Nuk ka rëndësi motivi, qoftë një fjalë e keqinterpretuar, pak metra katrorë tokë ose një gotë raki.

Fatira 21 vjeç, e cila sapo kaloi kthesat e adoleshencës, dëgjon Pepin, 24 vjeç. Ai është i kërcënuar. Por përse? Pep përpiqet të kujtojë: kështu ka qenë prej shumë vitesh. Kjo histori e errët filloi – tregon ai – midis një bosi dhe punonjësit të tij, xhaxhai i Pepit. Bosi e poshtëroi burrin, duke e detyruar të pijë raki. Xhaxhai i tij vret bosin. Familja e vrasësit hakmerret, duke masakruar një anëtar të familjes kundërshtare. Deri në ditën kur xhaxhai i Pepit vret përsëri – këtë herë dy njerëz, një burrë dhe një djalë, në oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo histori nuk ka të bëjë fare me Pepin. Që atëherë, xhaxhai i tij ka vdekur, por familja e dy viktimave të fundit vlerëson se borxhi i gjakut nuk është zgjidhur. Ata humbën një fëmijë. Ka kaluar shumë vite deri tani, po sa saktësisht? Ai nuk e di – sepse Pepi jeton i mbyllur në shtëpinë e tij, në atë shtëpi të vogël me mure të bardha ku kalojnë binarët e hekurudhës.

Brenda tani kanë energji elektrike – por nuk ka qenë gjithmonë kështu – një televizor dhe një kompjuter. Pep ka kaluar aty ditët me frikë duke pritur më të keqen, duke u rritur edhe vetë pak nga pak. “Më parë ishte më e lehtë të gjeje armë se para,” merr frymë ai. Një jetë e izoluar për t’i shpëtuar dhunës së një tradite. “E ardhmja ime duket si një perde e zezë”. Por si jeton i mbyllur kur je 20 vjeç? Në realitet është e pamundur. Është po kaq e nevojshme për të të mbështetë familjen e tij. Ata marrin 40,000 lekë (rreth 300 €) të ndihmës ekonomike. Vetëm për pak kohë, Pepi vendosi të marrë përsipër rrezikun duke u arratisur për disa orë çdo ditë, fshehurazi, për të punuar në një fabrikë të vogël mobiljesh. “Duhet të liroj veten nga ky presion, edhe pse jam i frikësuar”. Në mbrëmje, ai lidhet me Facebook, i vetmi kontakt i tij me botën. Kështu e takoi Fatirën. “Rrjetet sociale janë të nevojshme për të mbajtur një lidhje me botën e jashtme”, thotë ai. “Nuk kam postuar foton time, që familja kundërshtare të mos më gjejë”. Kështu filloi të fliste me Fatirën. Ajo pranoi ta takonte. Ajo buzëqesh. “Një javë më vonë i thashë të vërtetën rreth situatës sime. “Fatira kujton: “Ishte hera e parë që takoja dikë me gjakmarrje. Mendova se ishte një shaka, por pashë lotët në sytë e tij. ”

Në vitin 2004, Marie Claire hetoi gjakmarrjen, duke e rrëfyer këtë traditë të sjellë deri tani pas rënies së regjimit stalinist në vitin 1992. Kjo kulturë e krimit nuk kursen gratë, as  fëmijët. Trembëdhjetë vjet më vonë, të njëjtat familje janë në të njëjtin gjendje, drejtësia përpiqet të zgjidhë konfliktet, policia është ende e korruptuar. Çdo histori tregon të njëjtën dhimbje, cinizmin i një vendi që lë një traditë absurde për të minuar dëshirën për modernizëm. Sa fëmijë janë të izoluar si Pepi? Është e pamundur të vlerësohet saktësisht, statistikat ndryshojnë sipas burimeve.

Në vitin 2013, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë raportoi 67 familje në të gjithë vendin, mes tyre 39 në Shkodër, që jetonin në këto kushte. Lëvizja Socialiste për Integrim i referohet 300 familjeve, ndërsa Komitetit Kombëtar i Pajtimit flet për 3800. Po vrasjet? “Ato kanë rënë,” thotë Simon Shkreli, një gazetar lokal. Përfaqësuesit e shtetit, janë të rezervuar mbi këtë temë, edhe pse së fundmi janë të impenjuar të luftojnë krimet mbi çështjet e nderit. Që nga viti 2013, një krim për hakmarrje dënohet me tridhjetë vjet burg. “Situata mund të përkeqësohet përsëri, për shkak të historive që lidhen me kultivimin e kanabisit, e cila po përhapet në rajon. Veçanërisht pasi armët janë akoma të përhapura. Por ka një gjë që ka ndryshuar këto pesëmbëdhjetë vjet: tani, edhe pse Kanuni e ndalon, askush nuk shqetësohet për të vrarë vajzat. Vera Papleka dhe bashkëshorti i saj, Gëzim, jetojnë me nëntë fëmijët e tyre në një shtëpi të vogël pa ujë të pijshëm, rrethuar nga një fushë me dele dhe një kalë. Duhet të udhëtojë për disa orë duke kaluar rrugë mali për të arritur në fshat.

Nga larg duken majat e maleve mbuluar me borë. Përballë shtëpisë, fare pak afër, ndodhet një shtëpi tjetër. Ajo e armiqve të tyre, ata që mundën Gjystin e tyre. Ajo ishte 18 vjeçe dhe ishte me babain e saj në kopsht. Këtë herë një histori për tokën. Vrasësi, një polic nga zona, gjuajti tetë herë. Që atëherë ai është në burg.  A do të hakmerren? “Ata u përpoqën të dërgonin njerëz me ndikim për të paguar dhe për të mos u hakmarrë”, thotë Gëzimi, duke siguruar që besimi i tij do ta ndalojë atë. E ëma thotë: “Kanuni është një mallkim. Unë nuk dua të hakmerret ose të falë.  Në fshat, thuhet se ata në shtëpinë përballë “mburren dhe nuk pendohen që kanë arritur qëllimin e tyre”.  Don Raffaele Gagliardi kaloi shumë kohë atje. Ai është pastor i rajonit të Zadrimës, pak kilometra nga Shkodra, që prej rreth njëzet vjetësh. “Kur erdha nga Italia në vitin 1997, kujton ai, ishte e tmerrshme. Të gjithë ishin të armatosur, vlera e një personi ishte afër zero. Vrasjet janë rritur. Si të tjerët në vend, ai përdori fuqinë e tij për të pajtuar familjet, për të sjellë faljen. Shumë i akuzojnë ata se kanë përfituar prej saj për t’u pasuruar, sepse hakmarrja ka krijuar biznesin e vet.

Shumë prej tyre janë vrarë. Nikollai Skulani është një i mbijetuar. I veshur me një lloj prezence me kostum të zi, syze të arta Aviator, orë dhe unaza prej 1 ari. Ka vite që përpiqet të negociojë. “Gratë kërkojnë hakmarrje”. Në famullinë e tij, prifti Gagliardi nuk është larg arritjes së një marrëveshje.  Nëna thotë: Unë e lë gjithçka në dorën e Perëndisë. Në vitin 2013, tre peshkopët e Shqipërisë së veriut kanë lëshuar një dekret që ata që janë fajtorë apo bashkëpunëtorë të gjakmarrjes janë të përjashtuar nga sakramentet dhe varrimet fetare. Një vendim historik në këtë vend shumë të devotshëm.

Elona Prroj i njeh të gjitha këto histori përmendësh. Më 8 tetor 2010, burri i saj, pastor Tani Prroj, po ecte në rrugën qendrore të Shkodrës, kur papritmas, në mes të kalimtarëve, u vra. Ai e dinte se duhej të përgjigjej për një krim të kryer pesë vjet më parë nga xhaxhai. Ai kishte negociuar me ata që e ndiqnin, duke paguar me shumë për pajtuesit zyrtarë. Më kot. Vdekja e tij, ajo e një fetari, këtë herë e turbulloi Shqipërinë. Demonstrata u mbajtën në Tiranë, ku Elona udhëhoqi procesionet. Që atëherë, ajo ka përgatitur një tezë në psikologji mbi pasojat traumatike të hakmarrjes ndaj grave. “Gratë janë ato për të cilat falja ndodh ose jo. Vrasësin e burrit tim,  nëna e tij e kujton çdo ditë që nuk duhet të harrojë të hakmerret. Përveç tezës së saj, Elona ndihmon gratë viktima të hakmarrjes për të gjetur punë, duke ofruar ushqim dhe ndihmë psikologjike. “Nuk është se vrasjet deri tani kanë rënë, por situata është më e mirë. Ka ende shumë familje të izoluara. ”

Elona i kërkoi të birit t’i premtojë se nuk do të hakmerret kurrë për të atin.

Maria Bregu është e frikësuar. Ajo jeton me dy djemtë e saj në një shtëpi të vogël disa kilometra larg qendrës së Shkodrës. Në shtëpi, nuk ka dush, një lavaman të vetëm, një hambar pranë gjendet një lopë e shtrirë në një grumbull bari. Një frigorifer i mbyllur, por i zbrazët. Ajo ka nëntëmbëdhjetë vjet që kur është ngujuar. Kohët e fundit ajo ka punuar si pastruese në një kompani vendase. Këtu përsëri, historia duket sikur vjen nga një shekull tjetër: ishte burri i saj, i cili fillimisht u bë objekt i hakmarrjes, ai kishte vrarë. Por bashkëshorti kreu vetëvrasje, kështu që djali i tij më i madhi, Zefi tani është në rrezik. Këtë javë, djali do të festonte ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë. Kanuni është shumë i rreptë dhe vrasja e një fëmije nën moshën 16 vjeç është i ndaluar. Zefi ka vetëm pak ditë pushimi. Por çfarë afati? Vite më parë, i privuar nga fëmijëria e lumtur, ai nuk shkonte në shkollë për të mos rrezikuar. Dhe nuk e di shumë mirë pse: Unë di vetëm që ne jemi në hakmarrje. “Ne gjithmonë u themi fëmijëve të mos i besojnë askujt, mos japim shpjegim”-thotë e ëma. A imagjinon një jetë tjetër? Ai mendohet dhe buzëqesh: Një jetë më e mirë, nuk di të shpjegoj. Maria ka bërë një kek të vockël për të festuar ditëlindjen.

Jashtë është natë dhe rrugët janë të shkreta. Liljana Luana, 56 vjeç, po nxiton të largohet nga shtëpia e Marias. Atë e presin në shtëpi, tashmë i kushton  shumë kohë fëmijëve si Zefi. Liljana është mësuese dhe është një nga ata pak njerëz në këtë vend që ndihmon këto vite familjet që kanë qenë viktima të hakmarrjes, duke dhënë mësime për fëmijët jashtë shkollës.  Ajo madje kishte krijuar një qendër pritjeje në mënyrë që ata të mund të merrnin pjesë në një shkollim të mirë, por korrupsioni i ka dëmtuar të gjitha dëshirat e tij.

“Kanuni duhet të qëndrojë në muze”, këmbëngul ajo. Ishte Kushtetuta e mëhershme. Sot ai është jashtë kohës. Ne kemi nevojë për politika sociale për të integruar viktimat e hakmarrjes, sepse shpesh janë familje shumë të varfra. Shkolla, arsimi, është e vetmja përgjigje e vlefshme. Ajo gjithashtu kërkon legjislacion më të fortë, drejtësi reale për të luftuar korrupsionin. Nëse Shqipëria dëshiron të marrë biletën e vet për në Bashkimin Evropian, ajo duhet t’i japë fund hakmarrjes”.

Lina Rosaj e di këtë, por ajo nuk mund të bëjë ndryshe. Ajo ka marrë hak për babain e saj, ndërsa Kanuni u ndalon vajzave të vrasin. Rreth tridhjetë vjet më vonë, në shtëpinë e saj në Tiranë, ajo nuk është penduar. Ajo i rrëfen vitet e saj si jetime, festimet e Krishtlindjeve të privuara nga gjithçka dhe ky zemërim ishte rritur atë ditë tetori të vitit 1989, kur pa vrasësin e babait të tij, i cili po dilte nga burgu. “Vendosa se ajo do të ishte dita e tij e fundit. Shkova për të marrë një thikë dhe u ktheva në lokalin ku ishte. E pashë dhe kur doli e godita tri herë në shpinë. Ai vdiq, Lina u kthye në shtëpi. U ul në karrige, i dha gji më të voglit të djemve të saj ndërsa policinë. Ajo kujton gjithçka: kishte veshur një fund të kuq me pika të bardha…

Reportazh nga Marie Claire/Francë

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF