KreuCelebrity

Kush u shpall Miss Bota 2017?

Në mbrëmjen e mbajtur në Sanya City në Kinë, mes 118 konkurrenteve është shpallur edhe më e bukura e botës pë vitin 2017. Ajo është 20-vjeçarja indiane Manushi Chhillar! Mbretëresha e bukurisë së këtij viti është një studente mjekësie.

Ajo është me origjinë nga Haryana dhe studente e cila pret të diplomohet për kirurgji kardiake. Chhillar zgjodhi të shkëputej një vit prej studimeve , për të përfaqësuar vendin e saj në këtë konkurs të rëndësishëm bukurie!

“Jam e lumtur që kam bërë Indinë krenare”, ka treguar ajo, “Do të vazhdoj të ndjek studimet tani. Prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë dhe sonte më kanë sjellë forcë e gëzim!” Edhe prindërit e Miss-t janë doktorë dhe kërkues të njohur shkencorë në vend.

Manushi përbën edhe vajzën e gjashtë indiane që mban këtë kurorë në këto 67-vite histori të konkursit “Miss Bota”. Përveçse e bukur dhe e zgjuar, ajo është edhe një kërcimtare shumë e talentuar e valleve klasike kulturore indiane.

Ajo është marrë edhe me çështje të ndryshme sociale duke mbajtur fjalime nëpër fshatra mbi higjienën femërore dhe mendon se profesioni që duhet të ketë pagesën më të lartë është ai i të qenurit “Nënë”, pasi nënat sakrifikojnë, meritojnë respekt e dashuri.

Manushi Chhillar, u kurorëzua si më e bukura e botës për vitin 2017, pasuese e portorikanes Stephanie Del Villa, vitin e kaluar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF