Provoni veten/ Sa nga këta aksesorë ikonë keni pasur?

Trendet shkojnë e vijnë, dhe ndonjëherë një trend e përfshin botën e modës si një uragan. Askush nuk e di si goditi, por papritur nisim ta shohim një veshje apo një aksesor kudo!

I mbani mend bluzat “Céline”, apo jo?

Megjithatë, sot do të rikujtojmë vetëm aksesorët dhe këpucët simbol në modë, vit pas viti, të cilët ia linin vendin njëri-tjetrit.

Do të hasni disa “fiksime” të vjetra tuajat, që me siguri ju kanë zënë pluhur në dollap. Le t’i ringjallim, si thoni?

 

1. Byzylyku “LOVE” nga “Cartier”

Byzylyku origjinal “Cartier” kushton plot 6,300 dollarë! Ai u krijua në vitin 1963, dhe që atëherë, është mbajtur nga princesha Diana, te Angelina Jolie, dhe Kylie Jenner.

Normalisht, versione shumë më ekonomike (dhe imitime) dolën në treg për publikun e gjerë.

Rezultate imazhesh për cartier love bracelet

2. Atletet wedge nga “Isabel Marant”

Trendi më i madh i vitit 2012, që të gjitha vajzat e bënë tyrin për t’i shtuar vetes disa centimetra.

Normalisht, ishte thuajse e pamundur të kryhej aktivitet fizik në to, por të paktën të jepnin këmbë supermodeleje!

Imazh i ngjashëm

3. Çanta “Soho” nga “Gucci”

Çanta ikonë u lançua në vitin 2014, dhe pati menjëherë sukses. Sipas Lyst, një platformë mode kërkimi, çanta “Soho” kërkohet plot 3000 herë në muaj.

Rezultate imazhesh për soho bag gucci

4. Çanta “2.55” nga “Chanel”

Një aksesor klasik, i kërkuar nga të gjithë! Çanta është krijuar që në vitin 1955, por ngelet një simbol edhe dekada më vonë.

Nuk besojmë se do të dalë ndonjëherë nga moda, sepse ka kultin e vet tashmë.

Rezultate imazhesh për 2.55 chanel bag

5. Këpucë “Gucci” model “loafers”

Firma njihet për këtë model këpucësh, madje prezantuan edhe loafers me push para një viti.

Këpucët u krijuan në vitin 1953, por vetëm nën drejtimin e Alessandro Michele-s, ato morën famën që meritojnë.

Rezultate imazhesh për gucci loafers

6. Çizmet “Ugg”

Kanë qenë një trend mjaft i diskutuar, por edhe i përqafuar nga miliona.

Paris Hilton është personi që duhet falënderuar, që i bëri çizmet pjesë të veshjes së një vajze “It”.

Rezultate imazhesh për ugg boots

7. Orë “Michael Kors”

I heqim kapelen stilistit Michael Kors për orët e tij të mrekullueshme ngjyrë argjendi, ari apo trëndafili, që u bënë një hit i vërtetë në vitin 2013.

Çdo blogere mode shpaloste me krenari orën e saj “Michael Kors”, duke e përhapur famën e orëve kudo.

Rezultate imazhesh për michael kors watches

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *