KreuCelebrity

Përdhunimi i shqiptares/Reagon Robinho: Nuk isha i pranishëm

Pas dënimit me 9 vjet burg nga gjykata, ku akuzohej për përdhunimin në grup të një shqiptareje 22-vjeçare në vitin 2013, ka reaguar edhe ish-“ylli” brazilian i Milanit, Robinho.

Pas daljes së vendimit futbollisti ka reaguar me anë ta avokates së tij.

“Përsa i përket vendimit të dhënë nga gjykata italiane, ju bëj me dije se ne kemi paraqitur prova të rëndësishme para trupit gjykues. Lojtari nuk ka qenë i pranishëm në vendin dhe në kohën për të cilën akuzohet.

Ju kujtoj se ky është vetëm vendimi i shkallës së parë dhe se do të ketë apelim të çështjes. Ju lutemi të tregoheni të matur me rastin në fjalë, sepse Robinho ka një familje dhe fëmijë të cilët janë të tronditur nga situata aktuale”, – i tha avokatja e lojtarit “Supersportes.br”.

Ngjarja ka ndodhur në një klub të Milanos në 22 janar 2013. Në atë kohë, futbollisti ishte pjesë e kuqezinjve italianë.

Shqiptarja, në atë kohë 22 vjeç, e njohu futbollistin në një restorant. Takimi i radhës ka qenë në klub, ku Robinho ka shkuar të takojë vajzën së bashku me 5 miq, dhe situata ka degjeneruar.

Kjo nuk është hera e parë që Robinho akuzohet për dhunë seksuale, pasi u arrestua në 2009, kur luante për Manchester City, por nuk u dënua.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF