Një video vetëm për Shqipërinë, si surprizoi Elvana për festat e nëntorit!

Hera e fundit kur kishim parë një postim të ri nga Elvana Gjata (të paktën në Instagram) ishte 7 nëntori. Le ta pranojmë që periudha kur këngëtarja ishte pothuajse çdo ditë aktive në rrjetet sociale ka marrë fund. Ndoshta prej angazhimeve, ndoshta prej punës për projektet e reja, ndoshta prej dëshirës për ruajtjen e privatësisë, Elvana po shihet çdo herë e më pak nga fansat e ndjekësit e saj, por dita e djeshme e ka kthyer artisten plotësisht në qendër të vëmendjes.

Duke qenë se Gjata, së bashku me Flori Mumajesin ishin ata që bënë më shumë jehonë me “Kuq e Zi” për 100-vjetorin e Pavarësisë, u duk disi e habitshme heshtja e këngëtares dy ditë më parë. Duhet të vinte e djeshmja, që Elvana të surprizonte me një video të shkurtër për Shqipërinë, me një ide krejt ndryshe. Me një shqiponjë të madhe krahëhapur në sup dhe duke bërë shenjën e shqiponjës me duar, këngëtarja ka zgjedhur sfondin e kuq për t’u shfaqur në shumë pak sekonda. “Ti Shqipëri më jep nder…”, ka shkruar artistja, ndërsa komentet kanë qenë nga më pozitivet.

 

View this post on Instagram

Ti Shqiperi me jep nder..📝

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Edhe pse në thelb një foto e mbushur me efekte nga më të ndryshmet, duket se Elvana ia ka dalë të bëjë një urim si duhet për festat e nëntorit. Nuk e prisnim një dedikim të tillë nga Gjata, por mund të themi se një ide të tillë nuk e kemi parë deri më tani nga kolegët e saj. Zgjedhje interesante, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *