KreuStil Jetese

Lëkurë si e Karlie Kloss? Ja sekreti i modeles!

Sa herë flasim për modelet, mendojmë për format trupore perfekte dhe kurimin në maksimum. Karlie Kloss është firgura e radhës që rrëfen sekretin e lëkurës si të bebes, dhe ajo bën fillimisht të qartë vetëm diçka: ky proçes nuk lidhet vetëm me përdorimin e produkteve kozmetike. Jeni gati?

Karlie zhyt fytyrën në një enë me ujë të ftohtë akull dhe më pas e mban në këtë gjendje për plot 20 sekonda. Edhe pse duket super-torturuese, kjo e ndihmon Kloss të ketë një fytyrë të shndrritshme që herët në mëngjes. E kush nuk do ta donte diçka të tillë në orët e para të ditës?

Në këtë mënyrë, modelja shmang pastruesit e fytyrës dhe vendos kremin mbrojtës, por këtë e bën në një mënyrë të veçantë. Sigurohet ta ngrohë një herë në duar dhe më pas e aplikon në lëkurë. Për të shmangur fryrjet e mëngjesit, Karlie rekomandon masazhin e plotë të lëkurës, për plot dhjetë minuta.

Ndoshta këto ju duken hapa të shumtë, por ia vlejnë çdo sekondë. Ia vlen ta provojmë, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF