KreuCelebrity

Adriana Lima: “Jam fanse e Rita Orës, më shumë se e talentuar!”

Një nga eventet më të fundit të zhvilluara për VIP-at botërorë solli jo pak të reja nga bota e shoubizit të huaj. Rita Ora shkëlqeu me veshjen e saj, ashtu sikurse zyrtarizoi lidhjen me të dashurin muzikant që përflitej prej kohësh. Bukuroshja me origjinë kosovare publikoi foto me të tjerë yje përkrahë, përfshirë këtu Donatella Versace, Ricky Martin dhe Adriana Lima.

Sa për modelen braziliane, Rita shprehu konsideratat më të mira, ndërsa Lima nuk i ka kursyer fjalët për Orën. Në postimin e fundit, Adriana shihet me Ritën dhe Ricky Martin, e poshtë ka shkruar jo pak fjalë për të dy artistët. “Nuk e kam zakon të postojë foto për t’u rikthyer pas në kohë, por këta të dy e bënë natën shumë të veçantë. Sa ekzaltuese të takosh dy artistë më shumë se të talentuar, që për më tepër unë jam fanse e tyre. Pata shancin të shihja nga afër se sa gjeni, të sinqertë dhe zemërmirë janë”, ka shkruar ndër të tjera modelja, duke shprehur konsideratat më të mira për Ritën dhe Ricky-n.

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Adriana e ka quajtur nder takimin me dy artistët dhe nuk ka harruar t’iu urojë suksese ‘nga thellësia e zemrës’. Vera Ora i ka komentuar disa ikona zemrash Limës, ndërsa Rita me siguri do të jetë emocionuar nga fjalët plot dashuri e mbështetje të brazilianes. Si shoqe të ngushta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF