KreuCelebrity

Pak para finales, një tjetër çift largohet nga ‘Dance With Me’!

Ka qenë një vit i mbrapshtë ky për ‘Dance With Me’, pasi që në fillimet e spektaklit kemi parë disa konkurrentë të largohen njëri pas tjetrit. Këtë herë, vetëm pak para finales, Mehdi Malkaj dhe Aurela Hoxha kanë vendosur të lënë këtu garën, pas shumë netësh spektakël.

Nëpërmjet një videomesazhi, të dy kanë shpjeguar se shkak është bërë problemi në gju i aktorit, i cili tashmë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Të dy konkurrentët kanë vendosur të mos shkojnë në finale, për të zgjidhur një problem të paparashikuar si ai i Mehdiut.


Ata falenderuan publikun për suportin dhe dashurinë që iu kanë falur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa kujtojmë se deri më tani çifti ka arritur të çojë në shtëpi dy kupa. Shërim të shpejtë për Malkaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF