Rikthimi i Jean-Claude Van Damme

Një nga fenomenet e padiskutueshme të televizionit të viteve të fundit është kalimi i aktorëve nga ekrani i madh, në ekranin e vogël. Është si një kthim në vendin ku i ke parë ata të lindin; qoftë për ta shkarkuar lavdinë që kanë fituar ose për të recituar një kthim të paharrueshëm.

Në kulmin e platformave online, ku ekzistojnë seri për çdo gjë dhe për të gjithë, edhe Amazon ka zgjedhur heroin e filmave aksion të viteve 80-të Jean-Claude Van Damme me të cilin firmosi një kontratë për një serial televiziv. Pas disa muajsh pritjeje, edhe dyshimesh, më në fund do të shohin rezultatin.

‘Jean Claude Van Johnson’ titullohet seriali i cili ka mbërritur tani në Amazon dhe pritet të mbushë fundjavat me emocione. Siç mund ta imagjinoni edhe nga titulli, kjo është një lloj parodie autobiografike që përfshin referenca nga filmat e tij klishe, por gjithashtu vë në dukje edhe një portret personal të jetës së aktorit.

Gjashtë episode e para të krijuara nga Dave Callaham, autor “Mercenarët’, seriali tregon kthimin në punë të Van Johnson, një spiun i cili përdor profesionin e përkthyesit për të mos u zbuluar dhe vazhduar misionin që i kanë ngarkuar.

Kritika, nuk është shumë entuziaste për këtë kthim të aktorit. Opinioni i mediave si ‘The Guardian’ dhe ‘The New York Times’, ndahet mes rolit me tone komike, e më pas kalimin e tij në një serial aksion-dramatik, duke akuzuar skenaristin si nostalgjik. Disa mendojnë se ‘Jean Claude Van Johnson’ do të jetë argëtim sidomos për aktorin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *