Disa shkelje të “papara” që Meghan i ka bërë protokollit mbretërorë

  Meghan Markle dhe Princi Harry janë të angazhuar për t’u martuar, e duket se ata 100 për qind çifti mbretëror më i relaksuar. Ndonëse kanë ndjekur disa tradita në shpalljen e fejesës së tyre si përshembull: duke e lënë Pallatin Kensington të shpallë angazhimin e tyre apoduke bërë një xhirim fotografik zyrtar, marrëdhënia e tyre ka thyer shumë herë protokollin mbretëror. Ja kush janë disa nga shkeljet që ka bërë Meghan:

1.Ajo bisedoi rreth dashurisë së saj për Harry në një revistë të madhe.  Një lëvizje që është krejtësisht e pashembullt për familjen mbretërore. Meghan ishte pjesë e koprtinës së “Vanity Fair” dhe foli gjerësisht rreth marrëdhënies së saj me Harry-para se të ishin të angazhuar. “Mund t’ju them se në fund të ditës mendoj se është me të vërtetë e thjeshtë,” tha ajo. “Ne jemi dy njerëz që janë me të vërtetë të lumtur dhe të dashuruar”.

2. Ajo dhe Harry nuk do të ndalojnë kurrë së kapuri për dore. Një rregull ky që e kemi kuptuar edhe nga daljey e William dhe Kate. Por Princi Harry dhe Meghan Markle e thyen këtë rregull të pashprehur gjatë shfaqjes së tyre në Invictus Games të Torontos, ku ata u panë duke mbajtur njëri-tjetrit.



3. Meghan ka qenë e martuar më parë. Para se të takonte Harry, Meghan ishte në një marrëdhënie me producentin Trevor Engelson. Ata u divorcuan në gusht 2013.

4. Ajo nuk i përket Kishës së Anglisë. Natyrisht, familja mbretërore britanike është tolerante ndaj të gjitha feve, por të qenurit pjesë e KIshës së Anglisë është e rëndësishme për të mbetur në vijën e trashëgimisë, anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të jenë katolikë. Por kjo nuk do të ndikojë në Meghan falë ligjeve që u ndryshuan në vitin 2013, të cilat lejojnë njerëzit në vijën e trashëgimisë të martohen me këdo që ata duan pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *