KreuCelebrity

Noizy u përmend emrin në këngë, ja si reagojnë Era dhe Nora Istrefi

Reperi Noyzi  ka publikuar këngën e tij të re me titullin “Bora”. Detajet? Vajza seksi, bizhuteri floriri, makina dhe padyshim nuk mund të mungonte luksi. Ajo që dallohet në këngën e re të reperit është sepse në refernin e saj ai përmend këngëtaret e njohura Era dhe Nora Istrefi.

“Sexy si Nora, e bukur si Era”, shprehet Noizy në këngën e tij dhe mesa duket nga postimi i Nora Istefit në rrjetet sociale, ky krahasim i ka pëlqyer asaj. Pak kohë më parë, në mediat rozë është përfolur për një  projekt të përbashkët të këtyre dy artistëve, por nga ata ende nuk është konfirmuar asgjë.

Pas Norës ka reaguar edhe motra e saj Era Istrefi, të cilës gjithashtu i ka pëlqyer përmendja e emrit të saj në këngën e Noizyt, ku ka pastuar dy story në instagram, ku në njërën  shihet Noizy duke kënduar refrenin dhe në të Era shkruan “ay ay ay”.

Ndërkohë në instastory tjetër, Era ka shkruar “say my name” (thuaj emrin tim). Era Istrefi tashmë është një këngëtare e cila është shumë e pëlqyer edhe në tregun ndërkombëtar,  e cila arriti një sukses të madh me këngën “bonbon” dhe vazhdon që këngët e saj të jene të pëlqyeshme jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF