Elegante, por mbi të gjitha unike, ja kush janë VIP-at e veshur më mirë për vitin 2017

2017-ta  është gati në fund. Ne prandaj e shohim me vend të bëjmë listën e të famshëmve të veshur më mirë gjatë këtij viti. Një listë e përpiluar në këtë periudhë nga shumë gazeta (të tilla si Saldiprivati, i specializuar në shitjen private të artikujve të modës në internet me markat ekskluzive. Dhe kështu këngëtarë, modele, aktore, Zonja të Para dhe Dukesha, të gjitha në mënyrën e tyre, ikonat e stilit dhe bukurisë, me ‘diversitetin’ e tyre janë bërë zëdhënës të veçantisë, elegancës dhe përsosjes. Sepse gjëja më e rëndësishme është të jesh gjithnjë vetvetja, duke luftuar kundër homogjenizimin që ne shpesh gjejmë në botën e yjeve.

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump zë vendin e parë. Zonja e Parë e SHBA duket të jetë një burim i madh frymëzimi për shumëgra, me një stil unik, para kamerave apo në jetën e përditshme. Melania është gjithmonë elegante, e pametë dhe besnike ndaj personalitetit të saj.

Në vend të dytë është Monica Beluçi.

Vendi i tretë shkon për Nicole (revista People e ka zgjedhur gruan e saj më të mirë të vitit). Aktorja është bërë një ikonë e modës, stilit dhe bukurisë, në sajë të veshjeve të saj të stilit të lartë, të rafinuar dhe elegant. Nicole e di saktësisht se si t’i interpretojë trendet në mënyrën e vet, gjithmonë duke i dhënë një kontakt personal veshjeve të saj.

Por nuk mund të mungonte  Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit dhe zëdhënësja e së  bukurës dhe i rafinimit,  Amal Clooney me një stil të matur dhe elegante shumë e vlerësuar.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *