
E kemi parë shpesh Beben në ambientet e palestrës, duke u kujdesur dhe duke u ushtruar me kujdes për arritjen e formave fizike perfekte. E tashmë që Viti i Ri është kaq pranë, Rexha i ka shtuar forcat për të qenë në top-formë. Por, duket se diçka po e pengon këngëtaren së fundmi.
Bebe ka postuar një video në My Story, ku shihen dy tava me byrek, të përgatitura nga e ëma e artistes. “Problemi i dietave shqiptare”, ka shkruar Rexha, ndërsa ka pyetur mamanë e saj: “Me çfarë është kjo pitja këtu?”. Bebe ka vijuar më pas shpjegimin, duke thënë se sa të shijshme janë këto gatime tipike shqiptare, madje i ka krahasuar byrekët me picat!
Mesa duket, Rexha nuk mund t’iu rezistojë gatimeve vendase, e jo pa faj. Një dark fundvitit tipike shqiptare në familjen e këngëtares!
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)