Dasma e paplanifikuar e Angela Martinit: U pamë në sy dhe thamë martohemi!

Angela Mrtini u martua gati dy javë më parë me Dragos Savulescu. Martesa e saj na kapi në befasi, pasi nuk dinim akoma që ishin fejuar, por me sa duket në befasi i paska zënë edhe dy të dashuruarit. Në një intervistë për një televizion në Rumani, të siguruar nga revista “Who”, Angela ka treguar të gjitha detajet e dasmës së saj të paplanifikuar.

“Nuk ishte e planifikuar, në fakt u vendos në momentin e fundit. Ne as nuk u fejuam më parë. Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakort dhe në mëngjes ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë le të martohemi. Filloi si një shaka.”, tregon Anxhela.

E si mund të organizosh një dasmë në një kohë kaq të shkurtër? Epo kjo bëhet vetëm nëse martohesh me Dragos Savulescu, i cili është kujdesur për gjithçka, madje edhe për fustanin e çuditshëm e seksi të nusërisë që Angela veshi.

“Unë shkova për shopping me shoqen time, për të gjetur një veshje që të kisha mundësi më vonë për të organizuar s gjërat e tjera, por ora shkoi 18:30 dhe unë i telefonova Dragos dhe i thashë: “I dashur unë nuk kam një fustan, nuk mund të gjej asgjë, nuk e di çfarë të vesh”… Ai më tha mos u shqetëso dhe vendosi që të mos vishesha me një fustan të bardhë, sepse e zgjodhi ai çdo gjë për ne. Ai erdhi dhe më tha di tre dyqane, bëri zgjdhjen dhe unë isha duke parë fustanin dhe i thashë “Nuk mund të martohem kështu”. Ai më tha ky fustan është unik, është ndryshe nga të tjerët dhe ti kështu duhet të vishesh”, ka thënë Angela. Ndoshta e paplanifikura, por dasmë më romantike se e Angela-s vështirë se kemi parë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *