KreuCelebrity

Momenti më i bukur i Golden Globe, shikimi tinëzar i Dakota Johnson kur Aniston përballet me Jolie

Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie janë ‘ritakuar’ pas shumë vitesh në ceremoninë e Golden Globe dhe sigurisht të gjithë ishim shumë kureshtarë të shihnim se si do ishte reagimi i tyre përballë njëra tjetrës.

Për Aniston nuk mund të themi asgjë për momentin, por për Jolie po. Në një video të postuar nga DailyMail, duket se Jolie është ndjerë shumë në siklet ku aktorja është ngjitur në skenë për të marrë çmimin. E dinte që të gjithë sytë do të ishin mbi të dhe ashtu ndodhi. Në momentin që ylli i serialit ‘Friends’, po mbante fjalimin e saj, Jolie ka ulur shikimin në tavolinë dhe nuk i ka ngritur sytë për asnjë moment, derisa Aniston u largua.Por ajo që është më e bukura në këtë moment është shikimi i Dakota Johnson. Aktorja e Fifty Shades of Gray është përpjekur që ta shoh me shumë stil reagimin e Jolie dhe ky moment fatmirësisht është fiksuar nga kamerat…është me të vërtetë shumë ‘funny’.

Është pak a shumë e ngjashme me atë momentin ku ju i thoni shoqes së ngushtë që ta shohë me stil atë djalin e bukur tek tavolina përballë…me atë shikimin e saj si ‘tinëzare’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF