Princesha Charlotte fillon shkollën, Kate nuk ndalet me foto!

Viti i ri ka nisur mbarë për Princeshën Charlotte. Më e vogla e familjes ka nisur dje ditën e parë të shkollës në drejtimin e infermierisë. Edhe pse ende e vogël, rregullat e pallatit mbretëror janë si gjithmonë më të rrepta nga se mund ta imagjinojmë.

Paraqitja e saj të hënën që lamë pas jo vetëm që entuziazmoi publikun e gjerë, por bëri që Kate Middleton të mos e ndante aparatin nga dora. (Si çdo nënë tjetër krenare!) Më e vogla e familjes u shfaq me një pallto të vogël të kuqe, shall dhe çantë shpine rozë, e kjo nuk ishte e gjitha. Çka dalloi më shumë ishte buzëqeshja e saj në fytyrë, që në fakt na bëri të kuptojmë se ndryshon krejt nga i vëllai, George, i cili u pa i trishtuar në nisje të rrugëtimit shkollor pak kohë më parë.

Faqja zyrtare e Kensington Palace ka publikuar dy foto të Charlotte, duke njoftuar edhe nisjen e shkollës për Princeshën e vogël. Sa mirë do ishte sikur të gjithë fëmijët të shkonin kaq të lumtur sa Charlotte!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *