Thjesht bukur dhe lirë, ju tregojmë veshjet e preferuara të meshkujve 0 69

Të veshesh bukur dhe me stil, nuk do të thotë gjithmonë që ju nevojitet të shpenzoni shuma të mëdha parash, as për këmisha të shtrenja, as për pantallona dhe as për atlete. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që ngjyrat të qëndrojnë në sintoni me njëra- tjetrën. Për ju sot kemi zgjedhur të tregojmë disa veshje të cilat i plotësojnë të gjitha kriteret e larëpërmendura.

Veshja 1
Për veshjen e parë pantallonat xhinse janë të preferuara, për sa i përket ngjyrës do t’ju këshillonim blunë, pasi ajo ju lejon të kombinoni sa më shumë  bluza dhe atlete. Ndërkohë për sa i përket bluzave, një pulovër me jakë V do të ishte perfekte, por e shoqëruar gjithmonë nga një fanellë e bardhë. Gjithashtu edhe një fanellë e zezë do të ishte e këndshme.

Veshja 2
Ndërkohë për veshjen e dytë do t’ju këshillonim ngjyrat e errëta. E zeza është gjithmonë perfekte mos harroni. Një pal pantallona të zeza ose ngjyrë gri të errët do të shkonin në mënyrë perfekte me një bluzë ngjyrë të zezë. Zgjedhja  e bluzës? Pulovër apo bluzë sportive nuk ka aspak rëndësi.

Veshja 3
Nëse jeni person, i cili këmishën e ka një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tij të përditshme, do t’ju sugjeronim pantallona të tipit “Chino”, të cilat do të shkonin në mënyrë perfekte me një palë këpucë të hapura. Këmisha? Nuk ka rëndës modeli i saj, por do t’ju sugjeronim që të qëndronit te kasikja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *