KreuCelebrity

Fotozhenikë dhe të bukur si mami, shihni sa janë rritur djemtë e Valbona Selimllarit

Nëse do të bënim një kërkim fare të thjesht në google për Valbona Selimllarin, lajmet më të fundit për të, janë pikërisht për formën e saj fizike shumë të mirë, ndonëse vitet kanë kaluar.

Ajo ia ka dalë që ta mbajë shumë private jetën e saj përtej ekranit. Edhe kur flet në  intervista, preferon të rrëfejë shumë pak për to dhe gjithmonë, ashtu sikurse ndodh në këto raste, kureshtja për të mësuar diçka më shumë është gjithnjë më e madhe.Ndonëse duket se vitet për të kanë ndalur, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për dy djemtë e saj, të cilët janë rritur shumë. Valbona, ka qenë pjesë e festës organizuar me rastin e 1 vjetorit të një prej restoranteve këtu në kryetytet dhe kishte zgjedhur që në këtë mbrëmje të shoqërohej nga 2 djemtë.

Fotozhenikë dhe mbi të gjitha shumë të bukur, si mami i tyre, fundja: dardha nën dardhë bie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF