VIP-at shqiptarë në një emision për operacionet plastike? Kiara Tito na zbulon më shumë

Kiara Tito , është blerja më e re e Tv Klan.

Moderatorja bukuroshe ka konfirmuar se në sezonin e ri në Tv Klan, ajo do të drejtojë një emision dedikuar operacioneve plastike. Një format shumë i njohur në mediat e huaja ku shihet shndërrimi i personazheve pas operacioneve plastike.Pas publikimit të lajmit, u përfol se pjesë e këtij reality show, do jenë pjesë edhe VIP-at shqiptarë, por kjo gjë u hodh poshtë nga moderatorja. E ftuar në emisionin e gatimit “Kush vjen për drekë”, Kiara është shprehur se në qendër të këtij formati do të jenë njerëzit e thjeshtë që do të bëjnë transformime në pamjen e tyre të jashtme.

“Nuk do të merremi me VIP-at do të jenë njerëz të thjesht që do të bëjnë tranfsormime në pamjen e jashtme. Nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por edhe në jetën e tyre të përditshme, do të jetë një reality show”, u shpreh Kiara.Bukuroshja u shpreh se xhirimet nuk janë mbyllur ende, për këtë arsye nuk është përcaktuar ende një datë se kur do të nisë transmetimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *