Marina dhe Geti nuk jetojnë vetëm! Ja cili është anëtari që bashkëjeton me çiftin… 0 2149

Martesa e Marinës dhe Getoarit bëri jo pak bujë në verën që lamë pas, ndërsa dihet se çifti banon në një shtëpi në periferi të Tiranës. U fol gjatë nëse Marina do të largohej në Prishtinë apo do të ishte reperi ai që do t’u zhvendoste këtu, e mesa po shohim deri më trani ka ndodhur kjo e fundit. Shkak? Me siguri angazhimet dhe projektet e moderatores në ekranin shqiptar.

I shohim më shpesh në ambiente luksoze të bareve, restoranteve apo resorteve të ndryshme, ndërsa më rrallë postojnë pamje nga brendësia e shtëpisë. Këtë herë, ka qenë Marina ajo që ka postuar një video në Instagram, duke na treguar se çifti nuk jeton vetëm. Pjesë e jetës familjare është dhe një mace e vogël, me të cilën moderatorja ka preferuar të ndajë pak momente për të luajtur. Edhe pse në pak sekonda, në imazhet e ndara nga Marina arrin të dallosh edhe pak nga interieri i shtëpisë së Vjollcës dhe reperit.

Zakonisht, personazhet publike postojnë më shumë foto të kafshëve shtëpiake në rrjetet sociale, por duket se çifti në fjalë janë treguar më të rezervuar në këtë drejtim. Zgjedhje interesante!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *