KreuStil Jetese

Tre karakteristikat që na ndihmojnë për të lënë një përshtypje të mirë në takimin e parë

Disa njerëz thonë që një libër nuk duhet gjykuar nga kopertina, por nga e thënë në të bërë i ndanë një det i tërë, është një shprehje e urtë popullore që gjen shumë vend në këtë rast.

Nuk është çudi që një shtrëngim i fortë i duarve, apo një buzëqeshje e sigurt, të ndikojnë që të lini një përshtypje të mirë tek personi me të cilin po takoheni për herë të parë. Megjithatë, sipas psikologes Leslie Zebrowitz në Brandeis University, në takim e parë nuk ka rëndësi forma e syve, madhësia e hundës. Njerëzit më së shumti gjykojnë bazuar në tre  karakteristika, të cilat i keni ju vetë në dorë.

Hulumtimi i Zebrowitz, i cili u botua së fundmi, shqyrtoi se si formohen përshtypjet e para në një takim. Duke analizuar mënyrën sesi trupi ynë reagon ndaj fytyrave të caktuara, sipas saj një person që të lërë përshtypje të mirë varet nga: mënyra se si shprehë emocionet. Shumë prej nesh përpiqemi që të kontrollojmë veten në takimet e para, por ky është një vendim i gabuar. 2. Mënyra se si sillet me kamarierin, apo me njerëzit përreth. 3.Korrektesa, një nga tiparet më të rëndësishme për të lënë një përshtypje të mirë.

Si mendoni, i zotëroni këto tre karakteristika?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF