Mediat ‘vdesin’ një tjetër këngëtar, por fatmirësisht ai është shëndoshë e mirë

Nuk është hera e parë që një personazh i njohur bëhet “viktimë” në mediat online.

Në Shqipëri ka ndodhur jo pak herë, por duket se nuk është një fenomen që ndodh vetëm këtu. “Viktima” e radhës është bërë Ed Sheeran. Fansat e tij u tronditën nga lajmi se këngëtari i tyre kishte ndërruar jetë kur panë foton e tij në njoftimin e vdekjes nga gazeta islandeze.

Në të vërtetë ishte Svavari Gunnari Sigurðsson, një mekanik në kompaninë e prodhimit të makinave ‘Volvo’ që kishte ndërruar jetë, por gazeta kishte përzgjedhur foton e tij.

Ka pasur raporte kontradiktore lidhur me këtë gabim: disa janë shprehur se ishte thjesht një gabim në botim, por ka pasur disa të tjerë të cilët thonë se ishte një foto ilustruse, pasi ai ishte një “sponsor” për këngëtarin, megjithatë  asgjë nuk është zyrtare.


Ed Sheeran është shëndoshë e mirë, e ndërsa pritet që gazeta të kërkojë ndjesë për këtë gabim, cilado qoftë arsyeja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *