Jo vetëm Arilena, kjo këngëtare shqiptare ka rrëmbyer 3 vite më parë të njejtin çmim në Paris!

Fama e këngëtarëve shqiptarë po i tejkalon kufijtë, e kemi parë plot raste të vajzave e djemve, që kanë korrur sukses në vendet europiane, e jo vetëm. Edhe pse ndoshta askush nuk e priste, mjaftoi një projekt i Arilena Arës, që zëri i saj të dëgjohej në çdo vend jo-shqipfolës. ‘Nëntori’ bëri më bujë nga ç’mund t’u imagjinonte, çka i hapi dyert këngëtares në tregun ndërkombëtar.

View this post on Instagram

Bonne nuit.

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Kënga u përkthye edhe në gjuhë të huaja, ashtu sikurse u këndua (ndonëse me vështirësi për shkak të tekstit) nga artistë të rinj në video të ndryshme në You Tube. Ditët e fundit mësuam se Arilena ka ngjitur shkallët drejt një tjetër suksesi, duke rrëmbyer një çmim të rëndësishëm në atë që ndryshe e njohim si ‘kryeqytetin europian’, Paris. Në ceremoninë The Best Aëards, Ara është shpallur ‘Këngëtarja Fenomen’ e vitit për kryeqytetin francez, ndërsa kujtojmë se nuk është e para shqiptare që korr një sukse të tillë në këtë event.

Tre vite më parë, Rita Ora mori të njejtin titull, duke bërë bujë kudo, jo vetëm në mediat tona, por edhe ato të huaja. Mesa duket, shqiptaret kanë një vend të veçantë në vlerësimet e francezëve mbi artistët, gjë që nuk mund të lihet në hije. Shpresojmë që ky të jetë një ogur i mirë për të tjerë emra të njohur të shoubizit vendas!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *