Tërhiqet Apple, klientët zgjedhin vetë për ngadalsimin e pajisjeve 0 287

Gjatë dy muajve të fundit kompania e njohur teknologjike u vendos në qendër të kritikave për shkak të bërjes publik të faktit, që ngadalsonte pajisjet e saj telefonike me qëllim. Shumë klientë u rebeluan ndërkohë që ka patur edhe nga ata që e kanë çuar çëshjen në gjykatë.



Kompania tashmë ka deklaruar se së shpejti do të nxjerri një tjetër update për pajisjet e saj telefonike, ku do të jetë vetë përdoruesi që do të zgjedhi nëse do të dëshirojë të zgjasë jetën e baterisë duke ngadalsuar pajisjen e tij, apo jo.

Deri në këto momente janë ngritur katër padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanisë, me argumentimin se ajo i ka ngadalsuar qëllimisht pajisjet për të rritur shitjen e pajisjeve të saj të reja.

Më herët gjatë këtij muaji Apple deklaroi se ngadalsimi ishte bërë për shkak të rritjes së jetgjatësisë së baterisë së telefonave dhe se tashmë këto bateri do të ofroheshin me një çmim shumë më të lirë në treg nga sa ishin mëparë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *