KreuCelebrity

Fitoi çmim në Grammy Awards, këngëtari tregon pse nuk ishe i pranishëm

Ai ishte një nga fituesit më të mëdhenj të “Grammy Awards” 2018, por kishte venddosur të mos merre pjesë. E kemi fjalën për këngëtarin nga Mbretëria e Bashkuar Ed Sheeran.

Ed Sheeran ishte i nominuar për disa çmime prestigjoze si dhe u shpall fitues i Best Pop Vocal Album dhe Best Solo Performance për singëllin e tij Shape Of You, por këngëtari nuk ishte i panishëm për të tërhequr çmimin.

Edhe pse mungesa e tij zhgënjeu shumë fansa të cilët prisnin që ai të ishte i pranishëm për të tërhequr çmimin prestigjoz, Ed ka vendosur të tregojë arsyen e mungesës së tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“ U zgjova nga lajmet se kam fituar Grammys mbrëmë. Faleminderit. Shumë dashuri për të gjithë”, shkruan këngëtari në një postim në rrjetin social instagram, ku në foton e publikuar shfaqet macja e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF