Kate është shtatzënë dhe s’ i pëlqen çdo ushqim, mimikat e saj kur provon pijen suedeze janë epike

Çifti mbretëror, Kate dhe William duket se janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Për pak kohë, këtë vëmendje ua kishin “dhuruar” Meghan Markle dhe Princ Harry-in pas fejesës, por tashmë duket se erdhi sërish radha e tyre. Kate dhe William po zhvillojnë një tur katër ditor në Suedi dhe Norvegji dhe ashtu siç ndodh gjithnjë, pas tyre qëndrojnë dhjetëra fotografë për të shkrepur momentet më të bukura nga kjo vizitë.


Si një çift sportive që janë, Kate dhe William nuk kanë hezituar të zhvillojnë një lojë hockej, (sigurisht ishte William ai që fitoi) dhe të shijojnë pijen tradicionale të vendit. Por duket se Kate nuk i ka pëlqyer shumë, ndoshta nisur edhe nga fakti që është shtatzënë.

Mimikat që ajo ka bërë sigurisht nuk u kanë shpëtuar paparacëve dhe janë me të vërtetë epike.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *