KreuCelebrity

Donte të rrëmbente Lana Del Rey-n, arrestohet 43-vjeçari

Nuk e dimë nëse do ta bënte apo jo, por policia i ka marrë seriozisht kërcënimet e një personi se do të rrëmbente këngëtaren Lana Del Rey. Arrestimi i tij u bë pak para se këngëtarja të mbante koncertin e saj në Orlando.

Policia u vu në ndjekje të tij pas postimeve  me natyrë kërcënuese për Del Rey-n në rrjetet sociale. Ai nuk arriti t’i afrohej këngëtares, ndërsa gjatë arrestimi policia i gjeti atij një thikë si dhe biletën e koncertit.

Pas kësaj ngjarje, Lana ka vijuar normalisht koncertin, ndërsa ka falënderuar edhe fansat e saj.  “Ju faleminderit shumë që erdhët dhe që i bëni këto “show” të jashtëzakonshëm, duke e mbajtur energjinë lart”, shkroi ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF