Nuk i keni? Me vrap në market! Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj

Kur vjen puna tek të ushqyerit e shëndetshëm, të gjithë ngulim këmbë tek frutat e  perimet, por në fakt ka shumë më shumë se sa kaq. Një ndër ushqimet më të shëndetshme janë edhe erëzat. Ne i përdorim gjerësisht për t’i dhënë gatimeve një aromë tjetër e për t’i bërë ato më të shijshme, por dimë shumë pak tek vetitë e mrekullueshme të tyre. E ndër to, janë tre erëza që nuk duhet të mungojnë kurrë në kuzhinën tuaj!

Shafrani

I njohur si ‘ari indian’, shafrani ka veti të eliminojë substancat e dëmshme nga trupi. Më e rëndësishmja, shafrani përmirëson funksionin e trurit dhe i parandalon sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e artritit, Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Kanella

Kanella përdoret më ë shumti për përgatitjen e ëmbëlsirave, por faktikisht ndihmon në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kanella është e mirë edhe në reduktimin e kolesterinës, dhe çdo njeri duhet ta përdorë sepse ndihmon në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës dhe helmimit nga ushqimi.

Xhenxhefili

Në mënyrë të ngadaltë e stimulon sistemin tretës, shfrynë barkun dhe e largon dhimbjen gastrike. Veç këtyre, xhenxhefili ka edhe efekte antibakteriale dhe qetësuese.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *