Dëshironi muskuj barku por jeni dembele? Ja 2 lëvizje të thjeshta që mund të bëhen nga shtrati!

E kush nuk dëshiron trup të tonifikuar? Zakonisht, kërkojmë që të kemi trup të formuar dhe të nxjerrim në pah çdo pjesë femërore të trupit, por kjo do jo pak punë në vetvete. Nga ana tjetër, dietat nuk mjaftojnë për të patur trupin që gjithmonë kemi ëndërruar.

Është kjo arsyeja pse shumë femra shpenzojnë kohë në palestër ose duke u ushtruar, ndërsa disa të tjera janë thjesht shumë dembele për angazhime të këtij lloji. Më pas vjen vera dhe njëkohësisht sezoni i bikinit, e kështu fillojmë të stresohemi për gjithë punën që lamë pas dore në gjashtë muajt që i paraprinë qershorit.

Tashmë, nëse dëshironi tonifikim të barkut, por edhe të këmbëve, janë dy ushtrime specifike që mund të bëhen edhe nga shtrati. Po, e lexuat mirë! Për aq kohë sa lëvizjet kërkojnë të qendroni shtrirë, atëherë nuk keni pse e merrni me shumë përtaci. Ja zgjidhja juaj për trupin ideal:

Do t’ju duhet të ngrini pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit njëkohësisht, në mënyrë që duart të prekin këmbët shumë pak të përthyera. Ku qendron sekreti? E gjithë pesha dhe balanca e trupit duhet të përqendrohet tek vithet, që do të shërbejnë si bazë për të realizuar lëvizjet.

Këtë e kemi bërë me dhjetëra herë kur kemi qenë fëmijë. Dhe atëherë ishte një nga lojërat e preferuara! Tashmë, rikthejuni entuziazmit me qëllimin për të arritur atë çka keni ëndërruar gjithmonë. Mbani këmbët drejtë, dhe ngrini ngadalë trupin vertikalisht, duke përqendruar peshën tek shpatullat. Lëvizjet realizojini nga dhjetë herë me pushime pesëmbëdhjetë sekondëshe në mes.

Kaq e thjeshtë, s’bëhej!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *