Besojeni ose jo, ne ju prezantojmë me dy shenjat më inteligjente të zodiakut! 0 1159

‘Inteligjenca është seksi’, është një ndër shprehjet më të përdorura së fundmi. Përpos pamjes fizike, ajo çfarë e plotëson realisht njeriun është zgjuarsia. Mund të keni inteligjëncë të lindur ose të përftuar nga studimet e vazhdueshme, e kjo nuk ka rëndësi kur vjen puna tek komunikimi në rrethe shoqërore apo të afërmish. Sido që të jetë puna, mençuria gjithmonë do t’ju sigurojë një vend ndryshe në statusin social, ashtu sikurse do t’ju bëjë të shihni shumëçka me tjetër sy.

Tashmë, ne do t’ju zbulojmë dy shenjat më inteligjente të zodiakut, të cilat kanë karakteristika krejt të veçanta nga pjesa tjetër e mbetur në këtë drejtim.

PESHORJA Gjejnë zgjidhje për gjithçka

Inteligjenca juaj përqendrohet tek kërkesa që keni për të vendosur në harmoni të plotë çdo gjë që ju rrethon. Në raste konflikti apo vështirësisë, ju uleni dhe analizoni çdo detaj, për të dalë në një konkluzion që do të çojë drejt zgjedhjes së situatës. Të gjithë e dijnë se jeni ju ata që e keni përgjigjen, dhe në rast nderlikimi drejtohen tek të lindurit e shenjës tuaj. Edhe nëse gjeni më shumë se një zgjedhje, zgjidhni atë që ju duket më pranë të së drejtës. Përgjigjet tuaja për çdo gjë janë mjaft origjinale dhe natyrisht, të mirëmenduara më parë.

UJORITë kuptojnë më mirë se çdokush tjetër

Keni aftësinë të shihni dhe të kuptoni të dyja këndvështrimet në një situatë të caktuar. Kjo karakteristikë e veçantë ju bën dhe shenjën më të çliruar nga paragjykimet dhe më tolerantet nga gjithë pjesa e mbetur e zodiakut. Jeni të gatshëm t’i dëgjoni të tjerët dhe të zbuloni të vërtetën, sepse këtë e shihni dhe si një formë përfitimi për të mësuar edhe më shumë. Shumë inteligjentë, por e keni zakon që në çaste të caktuara të largoheni nga të tjerët për të gjetur qetësinë tuaj. Kjo vjen si pasojë e një tjetër të veçante tek ju: e dini çfarë doni dhe kur e doni, e kështu e arrini me çdo kusht. Keni një memorie të pashoq, ja pse i gjithë informacioni i mbledhur ndër kohë, ju shndërrohet si i dobishëm në trurin tuaj. Kur mundoheni të mësoni diçka, siguroheni të mblidhni të gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë që t’i shkoni deri në thellësi çështjes që keni marrë përsipër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *