Intervista e parë pas fitores, Ermal Meta: Jam krenar për rrënjët e mia 0 613

Ishte një fitore që të gjithë pothuajse e prisnin, për këtë arsye pezullimi i tij na erdhi shumë papritur.

“Non mi avete fatto niente” rrezikoi t’i përjashtonte nga konkurrimi Ermal Metën dhe Fabrizio Moro-n në bazë të akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar në “Sanremo”-n e të rinjve të vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvanit e Gabriele De Pascalit. Por pas vlerësimeve të bëra, ekspertët dolën në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën. Nga pezullimi, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro shkuan drejt triumfit.

Në në lidhje telefonike në emision e mëngjesit në Top Channel, Wake Up, Ermal Meta ka shprehur emocionet mbrëmjes finale, si ka përjetuar fitoren, duke theksuar se është shumë krenar që është shqiptar.

“Unë jam krenar dhe jo vetëm që nuk e mohoj, por jam krenar për rrënjët e mia, por unë përfaqësoj veten time. E kam menduar disa herë Shqipërinë dhe besoj se do të vijë shumë shpejt në një koncert në Tiranë, me gjithë qejf, u shpreh ai.

Ai ka rrëfyer se kënga në Eurovizion do të këndohet në italisht, e ndërsa ka theksuar se pas fitores së Sanremos, për të janë të rëndësishme shumë koncertet.

“Këngën në Eurovizion do ta këndoj në italisht sepse italisht është shkruar. E vetmja gjë që më intereson pas fitores së Sanremos janë koncertet. Kam që 17 vjeç që bëj koncerte. Vjet kam pasur 18 koncerte edhe në Kanada apo Majemi”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur si e ka pritur familja dhe e dashura fitoren, Ermali u shpreh: Mami vetëm qante. Me atë unë konsultohem sepse është shumë e rreptë dhe asaj i besoj shumë. Është mësuesja ime e parë. E dashura është shumë e kënaqur. Ka luftuar me mua shumë këto vite dhe kemi bërë shumë për të arritur deri këtu.

Ndonëse ai do të përfaqësoj Italinë në Eurosong, Ermali është shprehur se do të bëjë tifo për Shqipërinë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *