Të festosh ndryshe / Tatuazhet që do të sjellin vetëm gëzim dhe kujtime në ditën e Shën Valentinit! 0 839

Minimaliste. Kaq mjafton për të përshkruajtur tatuazhet dedikuar një dite kaq të vëçantë. Jo çdokush do të merrte guximin të shënjonte përgjithmonë në lëkurë atmosferën e dashurisë apo vetë romancën, por ja që ka dhe nga ata të cilët nuk frikësohen aspak kur vjen puna tek çështje të tilla. E në fund të fundit, tashmë është vërtetuar se qoftë dhe një herë në jetë, biem pre e ndjenjave të pashmangshme.

Kështu, dhurata juaj për këtë Shën Valentin mund të jetë fare mirë një tatuazh. Këtë herë, ne kemi zgjedhur formën e zemrës, të shprehur ndryshe nga artistë të ndryshëm, për të sjellë më pranë jush festën e 14 shkurtit. Ndoshta ju duke e ekzagjeruar, por t’i tregosh partnerit ose partneres një krijim të tillë të shënjuar në lëkurë, mund të jetë surprizë më e kendshme nga se e mendoni.

E për të gjithë ju që nuk besoni ende tek ‘përgjithmonë’, një dedikim të tillë mund t’ja bëni dhe vetes dhe ndjenjave tuaja në tërësi. Gjithçka do t’ju mbetet është një kujtim i bukur. Më poshtë do të gjeni disa nga modelet më minimaliste, që me siguri do t’ju bëjnë të krijoni një ide më të qartë për takimin e radhës tek artisti juaj i tatuazheve!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *