Parashikimi i yjeve, 18 shkurt 2018

DASHI
Numëroni deri në tre kur të flisni sot. Hëna është në shenjën tuaj, e një favor i tillë ndodh vetëm dy herë në muaj. Në këtë fazë jeni më emocional se kurrë. Por, kjo do të thotë që fati do t’ju trokasë në derë shumë shpejt.

DEMI
Sot preferoni të punoni vetëm ose në fshehtësi. Nuk dëshironi që të tjerët të njohin aftësitë tuaja. Keni qenë shumë të dukshëm në atë që bëni, e së fundmi kjo ju ka lodhur pa masë. Merrni kohën tuaj për të eksploruar veten.

BINJAKËT
Do të shijoni një bisedë kuptimplotë me një mikeshën tuaj sot. Do të diskutoni mbi qëllimsitë tuaja afatgjata. Eksplorimi juaj do të shtrihet në fushën e biznesit. Në një mënyrë apo një tjetër, dikush do t’ju ndihmojë të qartësoni idetë tuaja mbi arritjet në të ardhmen.

GAFORRJA
Detajet personale mbi jetën tuaj private do të bëhen disi publike ditën e sotme. Përgatituni, në rast se nuk e keni nuhatur ende. Jini të vetëdijshëm mbi impaktin dhe atë çka reflektoni tek të tjerët. Kjo kërkon objektivitet dhe shkëputje nga e zakonshmja.

LUANI
Rrëmbeni çdo mundësi për të bërë diçka ndryshe sot, pasi gjithçka ju nevojitet është aventura dhe stimulimi. Kështu që, ndizini motorrët! Bëni diçka larg nga ajo që bëni çdo ditë. Mësoni diçka të re. Takoni njerëz që nuk keni shumë kontakte, për të aktivizuar mendjen.

VIRGJËRESHA
Keni probleme me financat dhe sot është dita për t’i shtruar mbi tryezë boshllëqet e kësaj natyre. Mos u mendoni më gjatë. Problemet sa do të vijnë e do të shtohen, ndërsa do t’ju pengojnë për të arritur të tjera qëllime. Dhe kjo, vetëm sa do t’ju shkaktojë presion të panevojshëm.

PESHORJA
Hëna e pozicionuar tek Dashi është krejt në të kundërtën e shenjës tuaj, çka do të thotë se duhet të tregoheni më bashkëpunues me të tjerët. Duhet të bëni më shumë se gjysmën e rrugës. Megjithatë, mos u shqetësoni. E keni të lehtë ta bëni për shkak të natyrës tuaj diplomatike dhe sharmante.

AKREPI
Bëni diçka që të ndiheni të mirëorganizuar. Shkëpusni 10 minuta nga rutina për të ndrequr disa pjesë të jetës të kthyera tashmë përmbys. Mund të duket si e parëndësishme, por do t’ju bëjë të ndiheni shkëlqyeshëm. Për më tepër, do t’ju nxisë dëshirën të jeni gjithmonë të organizuar.

SHIGJETARI
Një ditë plot lojëra kjo e sotmja. Do të keni një marrëdhënie të veçantë me fëmijët në veçanti. Nga ana tjetër, do t’ju jepet mundësia të shpalosni anën tuaj kreative. Sporti, teatri dhe artet në përgjithësi do të jenë në interesin tuaj. Vetëm shijojeni.

BRICJAPI
Është dita perfekte për të qendruar në shtëpi. Pini një filxhan të dytë kafeje dhe lexoni gazetën. Relaksoheni veshur me pizhama dhe vlerësoni atë që jeni dhe çka keni. Jepini vetes një ditë pushim për të përballuar javën në vijim. E meritoni.

UJORI
Është e rëndësishme për ju të bëni një bisedë plot kuptim me dikë, i afërm ose fqinj qoftë ai. Dëshironi që ky dialog të jetë për diçka reale dhe gjeniale. Nuk dëshironi të shpenzoni kohë në thashetheme apo bisedime të vogla. Jo sot! Kërkoni të shkaktoni një situatë provokuese…

PESHQIT
Do të ndiheni posesivë mbi diçka të cilën e zotëroni. Mos u shqetësoni. Do të kalojë sapo Hëna të pozicionohet diku tjetër në një nga këto dy ditë. Merrni guximin të kujdeseni për atë çka ju takon. Trajtoni vartësit tuaj me respekt.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *