8 zakone në çift, që terapistët garantojnë se çojnë drejt divorcit!

Divorci nuk është më një fenomen i pamundur ditët e sotme. Madje, sipas statistikave numri i tyre është rritur aq shumë, saqë ekspertët vënë alarmin vit pas viti. Arsyet e ndarjes janë nga më të shumtat, e si pasojë, nga më të ndryshmet.

Ndodh që ka dashuri mes çiftit, por janë një sërë faktorësh të tjerë që çojnë në mospërputhje mes dy palëve. Edhe pse ndoshta jo shkaku i vërtet, rasti i ndarjes të Jennifer Aniston nga Justin Theroux çoi në aludimet se aktorët kishin mosmarrëveshje për vendin e banimit: njëri dëshironte në New York, tjetra në Los Angelos. Me pak fjalë, edhe gjëra fare minimale në dukje, mund të çojnë drejt divorcit.

Sipas terapistëve të çifteve, janë tetë zakone në veçanti ato që i shtojnë e i shtojnë probleme një zënke të vogël, për të çuar kështu drejt një krisje në marrëdhënien mes dy të dashuruarve. Cilat janë ato?

1. Të mos dish të ndalesh gjatë një debati të madh dhe ta vazhdosh edhe në ditët në vijim.
2. Të kritikosh vazhdimisht partnerin ose partneren për një zgjedhje të tij apo të saj, pa u munduar të uleni për të gjetur gjuhën e përbashkët.
3. Të përqendruarit tek puna, më shumë se sa orari zyrtar.
4. Nëse takoheni vetëm në mbrëmje, kur jeni të detyruar të shkoni në shtëpi për të fjetur.
5. Mosndarja e detyrave jo vetëm në punët e shtëpisë, por dhe në angazhimet tuaja si çift apo familje më e zgjeruar.
6. Qendrimi gjatë në celular apo kompjuter.
7. Udhëtimet e pakta së bashku apo shëtitjet gjatë fundjavës.
8. Këmbëngulja e vetëm njërit prej partnerëve për të realizuar një qëllim që prek të dyja palët.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *