Deklaroi se Stormi është vajza e tij, Tyga tregon për herë të parë ç’ndjen kur sheh Kylien e bërë nënë

Kylie Jenner është bërë pak javë më parë me një vajzë të quajur Stormi dhe kjo e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së madiave (jo se nuk ka qenë më parë).

Të gjithë duan ta dinë se kujt i ngjan bukuroshja e vogël, si është, por ndryshe nga herët e tjera ylli i ‘Keeping Up With Kardashian‘ është treguar shumë e rezervuar dhe në fakt pritej pasi edhe gjatë 9 muajve të shtatzënisë nuk mësuam asgjë nga ajo.

Pas lindjes së vajzës, ish i dashuri i saj, Tyga me të cilin kishte pasur një lidhje 3 vjecare bëri një status në Tëitter duke hedhur dyshime mbi atësinë e vajzës, status i cili u fshi brenda pak minutash, por dyshimet jo. Lidhja tyre ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithë botë, por për ndarjen u përfol shumë pak, vetëm nga Kylie, por tashmë erdhi radha e Tyga-s i cili ka folur për herë të parë për ndarjen e tyre.

“Thjesht rritesh, e ke parasysh. Ishte një marrëdhënie në sy të botës dhe aq ishte. Ajo ka jetën e saj të re, unë kam jetën time të re dhe aq. Nuk ka hatërmbetje, nuk ka probleme. Unë jam më i madh dhe mund të përballem me perceptimin e njerëzve. Ndërsa për Kylie¬n ishte ndryshe, duke marrë parasysh si është rritur, imazhi dhe perceptimi ishin gjithçka për të“, u shpreh ai.

E ndërsa i pyetur se cfarë ndjen kur e sheh Kylien tashmë që është bërë nënë ai tha: Nuk ndjej asgjë. Është mëse normale…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *