Na kishte shpëtuar ky detaj nga propozimi për martesë i Afërdita Dreshajt

Shumë shpejt, në qershor të këtij viti do të kemi dasmë.

Na martohet Afërdita Dreshaj me sportistin çek, Jakub Kindl. Modelja bukuroshe, e cila prej kohësh është zhvendosur tashmë në Amerikë, nuk ka nguruar që ta bëjë publike lidhjen e saj, por jo vetëm. Ajo ka zgjedhur të ndajë me miqtë në rrjetet sociale darka romantike, udhëtime, mëngjese të kaluara së bashku madje edhe propozimin e bukur për martesë.

Është një nga ato propozime që mund ta quajmë pa më të voglin dyshim si perfekt, çdo gjë e menduar dhe e realizuar shumë bukur, në dritën e hënës, në sfond pamje nga qytetit, petale lulesh dhe qirinj përreth e ndërsa aty e priste princi i kaltër, i ulur në gjunjë me një unazë në dorëi cili ishte gati të bëjë pyetjen që çdo vajzë e ëndërron: a do të martohesh me mua?

Waa, unaza! Ky detaj na kishte mbetur pa zbuluar, sepse të tjerat madje edhe ftesat e dasmës i kemi parë. E prisnim që ishte me gurë diamanti dhe në fakt nuk kishim gabuar. Mikesha e saj e ngushtë, Xhesika Berberi ka publikuar një foto të unazës me të cilën Jakub i ka propozuar bukuroshes shqiptare, ku si ajo edhe ne reagimi i parë që patëm ishte thjesht: wow.

Është një unazë klasike, por shumë e bukur!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *