KreuCelebrity

Inspirimi i Ritës nuk është as nëna, as e motra, por një tjetër femër që e njohim shumë mirë!

Është dita internacionale e femrave dhe ky 8 mars pati shumë urime nga pothuajse të gjithë. Nuk mund të mbetet prapa as Rita Ora, e cila njihet si përkrahëse e të drejtave të grave dhe që ka shprehur gjithë përkrahjen e saj për lëvizjen ‘Time’s Up’. Rita ka zbuluar një figurë inspiruese për të, e për çudinë tonë nuk bëhet fjalë as për nënën, as për motrën e saj, por për një nga këngëtaret më të dashura për ne.

https://www.instagram.com/p/BgEgJW2HdFc/

Ora ka postuar foton e Jennifer Lopez në palestër, ku si shpesh herë 47-vjeçarja duket në top formë. “Urgjentisht në palestër. Inspirimi im, JLo”, ka shkruar Rita, ndërsa e ka shoqëruar postimin me ikona zemrash. E në fakt, këngëtarja me origjinë kosovare ka postuar edhe video të vetat duke u ushtruar e përgatitur për performancën e radhës.

Me pak fjalë, Lopez nuk shërben si frymëzim vetëm për shumicën e femrave, por edhe për vajza (të konsideruara) seksi si puna e Ritës. Efekti JLo!

https://www.instagram.com/p/BgEUtdMH1nP/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF