KreuArt

Pesë filmat që duhet t’i shihni patjetër në 2018-ën!

Nëse nuk e keni parë ende, bëni mirë që mos t’ju shpëtojë “Black Panther”. Ai është një ndër filmat më në zë të momentit, me një kast fenomenal artistësh dhe me një mesazh fantastik.

“A Wrinkle in Time”

I bazuar në romanin e fantazisë së Madeleine L’Engle, historia ndjek një vajzë të re, Storm Reid, dhe vëllain e saj, ndërkohë që ata kërkojnë babain e tyre të humbur, i cili është i bllokuar në  një tjetër botë. Në çdo rast, fëmijët janë në një mision për të gjetur babanë e tyre, të ndihmuar nga znj. Whatsit, zonja Who dhe Mrs. Which, të luajtur nga Reese Witherspoon, Mindy Kaling, dhe Oprah, respektivisht.

“Tomb Raider”

Filmi është i bazuar në viedo lojën e vitit 2013 që mbanë të njëjtin titull. Roli i Lara Croft luhet me mjeshtëri nga Alicia Vikander. Historia ndjek Croft, ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin e zhdukjes së babait të saj.

“A Quiet Place”

Çfarë ndodh kur një entitet mbinatyrorë mund t’ju vrasë vetëm nëse ju dëgjon? Ju do të mësoni të qëndroni krejtësisht të pazhurmshëm. Dhe kështu, ky film, ndjek një familje të cilët kanë mësuar të qëndrojë plotësisht të heshtur në shtëpinë e tyre.

“The Shape of Water”

Nuk ka se si të mungojë në listë fituesi i çmimit “Oscar”. Një dramë romantike, një film i cili tregon një grua të shurdhër, e cila punonte në një laborator të sigurisë së lartë të qeverisë dhe që dashurohet me një krijesë amfibe.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF